Fshehje pasurie dhe transaksione të dyshimta, SPAK heton komisioneren Bekteshi

15:17 03/11/20203min79
brunilda-bekteshi-750x375

SPAK ka nisur hetimin ndaj Brunilda Bekteshit, komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procedimi penal ka nisur pasi dyshohet se Bekteshi ka fshehur pasurinë dhe ka bërë transaksione të dyshimta dhe nuk është hera e parë që ndaj saj janë bërë denoncime në media për veprime që kanë qenë në kundërshtim me ligjin.

Në dosjen e SPAK, pjesë e hetimit është pikërisht fshehja e pasurisë me anë të një kontrate noteriale me numër 227 Rep dhe NR 96 Koll , datë 29.01.2009, ku Brunilda Bekteshi përpara noteres Albana Hoxha ka marrë një kredi tek “NBG BANK” për blerjen e një shtëpie. Pjesë përbërëse e kësaj kontrate është kartela e pasurisë të një apartamenti që ndodhet tek Shkëmbi i Kavajës. Kjo pronë është në emër të shtetasit Dorian Balla dhe shtëpia është shitur me kusht tek dy persona të tjerë, të cilët duhet të hetohen nga ana e SPAK.

SPAK po heton nëse Brunilda Bekteshi e ka fshehur apartamentin tek Shkëmbi i Kavajës.

Hije dyshimi të lindin për faktin se apartamenti tek Shkëmbi i Kavajës ka të shënuar në kartelën e pasurisë vitit 2017 dhe jo vitin 2009, kohë kur Bekteshi ka marrë kredinë në “NBG BANK”.

SPAK duhet të identifikojë lidhjen e komisioneres në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me blerësit e apartamentit te Shkëmbi i Kavajës, pasi dyshohet se me anë të kësaj manovre, Bekteshi mund të ketë fshehur pasurinë.

Për blerjen e shtëpisë tek Shkëmbi i Kavajës, ku dhe është marrë kredia për këtë arsye, Bekteshi ka lënë peng apartamentin e blerë në vitin 2007 tek “Komuna e Parisit”, Tiranë.

Ndërsa tek kontrata e shkruar tek noterja Albana Hoxha , është e shkruar që kjo kredi është marrë për blerjen e një shtëpie, e cila ndodhet në rrugën “Sadik Petrela” në qytetin e Tiranës. Këto transaksione i janë fshehur ILDKPI ,duke e ngarkuar me përgjegjësi penale komisioneren Bekteshi.

Për këto fakte i SPAK ka regjistruar procedim penal në ngarkim të shtetases Brunilda Bekteshi me detyrë funksionale , komisionere ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit.

Situata mbi pasurinë e Brunilda Bekteshit duket shumë e ngjashme me disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë shkarkuar nga Vetingu, nën argumentin e “deklarimit të pasaktë”, “deklarimit të paplotë”, si edhe “deklarimit të rremë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto