Frikë në Shqipëri / Covid-19 nuk ka të ndalur: 5 të vdekur dhe numri më i lartë i të infektuarve deri më sot

16:31 13/08/20205min168
95a3a297c469d17f7ba5b0d3c11b161a_L

Dita e sotme ka shënuar një rekord të ri të shifrave të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, ku nga 643 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 154 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mësohet se nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me koronavirusin 5 persona.

Njoftimi i plotë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 64 të shëruar, 154 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Mirela Cami / Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid-19, që janë të izoluar në banesë.
Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.
Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID.
Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.
Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave:
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje.
Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
COVID-19 – Statistika (13 Gusht 2020)
Testime totale            48319
Raste pozitive              6971
Raste të shëruara         3616
Raste Aktive                3142
Humbje jete             213 (Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1717
Durrës 377
Shkodër 273
Fier 134
Lezhë 122
Vlorë 115
Korçë 111
Kukës 92
Elbasan 84
Berat 48
Dibër 38
Gjirokastër 31

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto