Francë/ Dyshohet për sulm terrorist. I pret kokën profesori, policia qëllon autorin

19:20 16/10/20201min127
5788643564bdc-696x391

Një sulm terrorist dyshohet të ketë ndodhur në Paris, ku një person ka qëlluar me thikë një profesor duke i prerë kokën.

Sipas raportimeve, i dyshuari i ka prerë kokën me thikë një profesori në komunën veri-perëndimore të Conflans-Sainte-Honorine. Thuhet se autori bërtiti “allah akhbar” dhe kërcënoi policinë me një armë.

Nga ana e saj policia më vonë  konfirmoi se viktima nuk u mbijetoi plagëve, pasi u godit me thikë në fyt ndërsa banorëve ju kërkua që të shmangnin zonën.

Policia e antiterrorizmit po heton rastin ndërsa nuk dihet ende nëse autori është gjallë apo jo.

Gazeta policore e lajmeve Actu17 dhe radio lajmet Europe 1 raportuan se viktima ishte një mësues kolegji i cili kishte ndarë karikaturat e Mohammedit gjatë një kursi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto