Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për një kohë të papërcaktuar

09:40 28/10/20201min89
download (22)

Nisur nga shtimi i rasteve me koronavirus, qeveria franceze ka vendosur që duke nisur nga nesër, i gjithë vendi të futet në karantinë.

Sot pritet që Macron t’i drejtohet popullit, për të njoftuar vendimin, raporton Reuters.

Sipas mediave vendase, karantina do të jetë më e butë se ajo që kaloi thuajse e gjithë bota në pranverë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33,417 raste të reja infektimi, ndërsa 148 persona u futen në terapi intensive.

Nga nisja e pandemisë, shteti transalpine numëron afro 1.2 milionë infektime dhe mbi 35 mijë viktima.

Kështu, Franca futet mes 5 vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi dhe i pari në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto