FOTO+VIDEO/ Si sot dy vite më parë, përkujtohet në Bularat vdekja e Konstandinos Kacifas, zv.ministri i Jashtëm grek, i çon lule te varri

15:15 28/10/20202min88
kacifas-2

Është kujtuar sot në Bularat të Gjirokastrës dy vjetori i vdekjes së Konstandinos Kacifas, i cili në ditën Kombëtare të Greqisë hapi zjarr ndaj forcave të policisë shqiptare, por që mbeti i vrarë prej këtyre të fundit.

Sot, dy vite pas kësaj ngjarjeje, familjarët e Kacifas, së bashku me Zëvendësministrin e Jashtëm grek, Kostas Vllasis i kanë çuar lule tek varri.

Gjatë ceremonisë Z. Vllasis iu drejtua popullsisë së minoritetet grek në Shqipëri për të siguruar mbështetjen e Athinës.

“Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar ndjenjat kur viziton këtë dhe të shenjtë. Gjendem këtu në Këlcyrën e lavdishme duke përfaqësuar qeverinë greke dhe kryeministrin Qirjako Micotaqi për t’ju përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje dhe dashurie, për t’ju kujtuar se nuk jeni vetëm. Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tonë”, tha zv.ministri grek.

Por, ndryshe nga një vit më parë, këtë vit tek varri i Kacifas kanë shkuar më pak njerëz teksa familjarët e tyre për mediat greke kanë kërkuar shpesh drejtësi, ndërkohë që autoritetet shqiptare vijojnë hetimet prej 2 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto