FOTO+VIDEO/ Parcelat me kanabis nëpër malet e Greqisë, arrestohen 7 trafikantët shqiptarë, mes tyre pesë gra. Sa para do fitonte grupi nëse…

19:00 02/10/20202min144
hashashi

Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh greko-shqiptarë, që prodhonin dhe tregëtonin kanabis në zonat e Korinthit,Tripoli, Agrosit dhe Athinës.

Sipas policisë greke, në operacion morën pjesë dhjetëra forca speciale të ndihmuar edhe prej helikopterëve e dronëve. Refruar njoftimit të policisë helene në pranga ranë 10 persona, 3 grekë dhe 7 shqiptarë, mes të cilëve 6 gra (5 shqiptare dhe 1 greke).

Policia sqaron se lënda narkotike ishte mbjellë në plantacione në zona të izoluara në male dhe trafikantët kishin instaluar sisteme moderne vaditje dhe plehërimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 kg kanabis gati për shitje, si dhe 662 bimë gati për t’u vjelë, 26 kg kanabis në proces tharje si dhe shuma prej 18.255 euro para.

Autoritetet thonë vlera e kanabisit e kalonte shumën prej 1.500.000 euro nëse trafikantët do të arrinin ta hidhnin në treg lëndën narkotike. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë, për t’u përballur me akuzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto