FOTOT/ U dëmtua gjatë tërmetit të nëntorit, 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh, IKMT jep detajet

14:11 03/10/20205min139
pallat-durres-shembje-ikmt

Kanë nisur përgatitjet për shembjen e pallatit 14 katësh në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar objektin.

pallat durres shembje ikmt

Ky pallat u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm.

Sipas njoftimit nga IKMT, për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive.

Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme.

Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti.

pallati durres termet shembetpallati durres termet shembet2pallati durres termet shembet3pallati durres termet shembet4pallati durres termet shembet5pallati durres termet shembet6

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto