“Foton ma nxore por çekun e bebes nuk e mora”, qytetarja i ankohet Ramës

10:04 04/09/20203min53

Screenshot_3-3

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një koment të bërë në faqen e kryeministrit Edi Rama, në një postim për çekun e bebes.

Sipas Zhupës, Rama gënjen duke postuan fotot e nënave të reja të cilat në të vërtetë nuke ka marrë çekun e dhënë nga qeveria.

Ajo thotë se në këtë formë del hapur gënjeshtrua e Ramës, ndërsa shprehet se nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne.

“Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar!

Përgjigjia e saj flet vetë!

Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë.

Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.

Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.

Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t’u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë”, shkruan Ina Zhupa./m.v. abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto