Fotoja që po thyen rrjetin, ja trafiku në Tiranë

22:40 13/10/20202min328
trafiku i tiranes

Një foto e bërë nga lart në ballkonin e një banese sot rreth mesditës, tregon realitetin e trafikut në Tiranë.

Nëse nuk do të dalloje disa pallate dhe shenja të tjera të njohura, në shikim të parë do të mendoje se është një provincë e Pakistanit ose Egjiptit.

Vende ku i tillë është karvani i makinave në radhë. Po në fakt jemi në qytetin që menaxhohet nga Lali Eri, qytet që shndrit e vezullon nga propaganda, qytet që ka marrë shumë çmime, po ku jeta e përditshme është një ferr i vërtetë për këdo që ka punë dhe i duhet të lëvizë me makinë.

Ky trafik jo vetëm ka përkeqësuar shëndetin e njerëzve për shkak të ndotjes, jo vetëm ka rritur kostot e banorëve duke qënë se duhet më shumë kohë e karburant për të shkuar në destinacion, po më e keqja ka rritur në ekstrem stresin e drejtuesve të mjeteve.

Nuk ka njeri që lëviz me makinë në Tiranë që nuk është me humor të prishur dhe nervoz. Bashkia që duam kuptohet nga kjo foto. Ndaj dhe imazhi po shpërndahet masivisht në rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto