
Profesori dhe historiani Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, pasi nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.
Filo ka qënë i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv.
Ai ishte pedagog në Universitetin e Tiranës por edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore.
Pak kohë më parë Llambro Filo, botoi librin “Tranzicion i vonuar: Shkaqe dhe shkaktarë”.
Prof. dr. Llambro Filo lindi në Korçë në 01.10.1942.
Ai u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori.
Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet dhe Zv.Dekan, i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.