(FOTO) Zjarret në Kaliforni, pamje apokaliptike nga San Francisco, qielli bëhet portokalli

17:25 11/09/20201min42

SHBA

Në San Francisko, qielli bëhet portokalli.Shkaku janë retë e tymit nga zjarret që po shkatërrojnë zona të mëdha të Kalifornisë dhe shteteve të tjera në bregun perëndimor të SHBA-së.

Tymi nuk i linte rrezet e diellit të depërtonin dhe horizonti i San Franciskos, si Oakland dhe Berkeley,u bënë portokalli duke kujtuar skenarë nga filmat apokaliptikë.

Kujtojmë që prej disa ditësh zjarret masive kanë përfshirë Kaliforninë, ku deri tani kanë lënë të vdekur 10 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto