(FOTO) “Zemra po më shpërthen nga dashuria që kam për ty”, Klea Huta ndan pamjet e ëmbla me djalin

12:05 05/10/20202min139
download (22)

Katër muaj më parë, Elgit Doda dhe Klea Huta janë bërë prindër për herë të parë. Aktorja dhe moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Krid. Pas atij momenti çifti nuk ka nguruar të shprehë emocionet me fansat në rrjete sociale, duke ndarë gjithashtu dhe pamje shumë të ëmbla me të voglin e familjes.

Ditën e djeshme Krid festoi katër mujorin dhe me këtë rast, Klea publikoi në ‘Instagram’ një fotografi të veçantë me djalin e saj, duke shkruar gjithashtu fjalët më të ndjera.

“Para 4 muajsh u takova me Zotin dhe ai me dha ne duar boten duke me dhuruar nje nga engjejt e tij me te bukur!

As ne endrrat e mia me te bukura nuk te kisha imagjinuar dhe projektuar o dashuria ime e vogel e madhe KRID!

Zemra po me shperthen nga dashuria qe kam per ty. Dua te uleras qe ta shpreh gjithe dashurine sepse fjalet nuk jane shpikur e nuk do shpiken kurre, per asnje nene! Ti me dhe emrin me te bukur ne jete, emrin NENE dhe une per kete te jam mirenjohese gjithe jetes ty dhe Zotit! Te dashuroj #babykrid”, ka shkruar moderatorja krahas pamjeve ku shfaqet me të birin në krahë teksa shijojnë perëndimin e diellit në bregdet.

 

Krahas mëmësisë Huta ka paralajmëruar projekte të reja në fushën e muzikës por edhe në televizion, ku së shpejti do të vijë me një format në ekranin e ‘Vizion Plus’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto