FOTO – VIDEO / Ja kush është i riu me dy emra që u ekzekutua brenda makinës së tij!

09:49 15/09/20206min181
Screenshot_5-4

Qyteti i Rrogozhinës u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku një i ri u gjet i pajetë brenda makinës së tij.

Mësohet se personi që është gjetur i vrarë është 33 vjeçari Bledar (Klevis) Kapllani, i cili ka pasur precedentë të mëparshëm në Itali në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë, Descript.al ka siguruar disa foto të viktimës, i cili duket se nuk reklamonte ndonjë luks të madh jetese, të paktën në rrjetet sociale:

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto