
Dj i njohur shqiptar, Sardi ka qenë mjaft i përfolur kohët e fundit për jetën e tij private. Ai është komentuar për një lidhje dashurie dhe duket se gjërat kanë marrë një rrjedhë serioziteti, kjo pasi Sardi ka vendosur dhe një unazë në gishtin e martesës.
Gjatë një interviste Sardi vendosi të ndajë të tjera detaje dhe tregoi se me partneren pëlqehen prej 12 vitesh dhe ka zgjedhur atë për faktin se nuk është e panjohur.
“Zgjodha atë, dhe jo faktin që është e panjohur. Mund të them që është shumë interesante dhe kemi 12 vite që pëlqehemi. Më në fund ia gjetëm telat njëri-tjetrit!”, u shpreh ai pak ditë më parë, ndërkohë që më herët ka treguar se do të ruajë identitetin e partneres së tij deri në ajo momentin që dëshiron.
Mirëpo ka qenë motra e vajzës së shumëpërfolur që ka zbuluar dhe identitetin e saj, duke ndarë një video të çiftit në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Matilda Mçini, spikerja e lajmeve në ‘Ora News’ ose e thënë ndryshe kunata e Sardit e cila publikoi disa javë më parë pamjet e çiftit në bredeget duke u përqaqfuar krahas së cilave shkroi: “Dashuri e pastër”
Ndërkaq Dj ka ndarë këto kohë momente romantike me të dashurën dhe ka treguar se ndodhen ende me pushime në Jug të vendit. Mirëpo postimi i ditës së sotme ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Dj ka postuar në Instastory dy fotografi ku shkruan: Unë me bukë ajo me gurë, sigurisht me doza humori.
Çifti flitet se i kanë dhënë fund beqarisë në fshehtësi dhe janë mjaft të lumtur.