(FOTO) U komentua për kilogramët e tepërt, Bebe Rexha merr vëmendjen në xhirimet e fundit

14:59 01/10/20203min120
4376c209caad275d8ea287919d203bd940-26-beberexha.2x.rsocial.w600-696x365

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha është një nga artistet që ka arritur suksese në mbarë botën. Ajo ka publikuar mjaft hite dhe ka kryesuar shpesh në listat e tregjeve muzikore. Bebe njihet për thjeshtësinë dhe sinqeritetin e saj, të cilin e ndan shpesh me fansat.

Ajo ka qenë mjaft aktive këtë periudhë në rrjete sociale, ku ka postuar mjaft fotografi të saj provokuese ose ka ndarë video në të cilat ka treguar format trupore. Pak kohë pasi u akuzua se kishte shtuar në peshë Bebe po tregon se ka nisur të stërvitet dhe të kujdeset për trupin e saj, duke pozuar me rroba të ngushta sportive.

Këngëtarja 31-vjeçare veshi një kostum ngjyrë portokalli dhe dukej mjaft në formë teksa po xhironte për markën e kufjeve ‘JBL’ në ‘Los Angeles’.

  

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë gjithashtu vëmendjen e mediave edhe për të rejat në jetën e saj private, pasi ka nisur një lidhje me regjisorin Keyan Safyari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto