(FOTO) U gjet i vrarë në mes të rrugës, kinematografia në zi për aktorin e famshëm

14:18 08/10/20201min157
images (25)

Aktori i famshëm, Thomas Jefferson Byrd ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare pasi është qëlluar me armë zjarri në Atlanta. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, në jug perëndim të vendit, pas një telefonate që njoftonte se dikush kishte mbetur i plagosur në mes të rrugës.

Byrd, i cili është i njohur për interpretimin në disa filma nga regjisori Spike Lee dhe gjithashtu i nominuar për Tony Award, u gjet i vrarë herët në mëngjes të shtunën.

Ai është gjetur me plumba në shpinë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të vrasjes së aktorit të famshëm amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *