(FOTO) U bënë prindër për herë të parë, ‘shpërthejnë’ urimet për Gigi Hadid dhe Zayn Malik

10:58 24/09/20205min155
download (2)

Supermodelja Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë këtë fundjavë. Çifti kanë zgjedhur të ndajnë lajmin e ëmbël me publikun në orët e para të ditës së sotme (24 shtator 2020), ku kanë shprehur dhe emocionet e veçanta me anë të fotografive kuptimplotë me të voglën e tyre.

“Vajza jonë iu bashkua botës sonë këtë fundjavë dhe që tani e ka ndryshuar jetën tonë. Kaq e dashuruar”, shkruan Gigi krahas pamjeve me dorën e Zayn dhe të vogëlushes.

Ndërkohë në rrjet kanë shpërthyer menjëherë urimet, ku shumë personazhe të njohur kanë shkruar fjalët më të përzemërta për modelen dhe këngëtarin.

“Mirë se vjen vogëlushja, shumë e lumtur për ju”, shkruan Hailey Bieber

“Urime Zayn dhe Gigi”, ishin fjalët e supermodeles Emily Ratajkowski.

Edhe këngëtarë, artistë dhe shumë VIP-a të showbizzit ndërkombëtar kanë lënë urimet e tyre në foton e Hadid. Një tjetër koment i veçantë është i vetë platformës online, nga llogaria zyrtare ‘Instagram’. Kjo është diçka e pazakontë mirëpo ky lajm i ëmbël nga një nga çiftet më në zë në botë, meritonte vëmendje të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto