(FOTO) Tërhoqi zvarrë qenin me makinë deri sa ngordhi, arrestohet monstra i Sukthit

15:00 15/09/20208min187
Inkedqeni_LI-1024x576-2

Policia e Durrësit njofton se ka shoqëruar në komisariat një 50 vjeçar, fill pas publikimit në rrjete sociale të disa fotove ku shihej një qen që tërhiqej zvarrë nga një makinë.

Pamjet shokuese u denoncuan edhe nga Descript.al, në të cilat shihej se si në mënyrë monstruoze një qytetar tërhiqte zvarrë me automjet qenin e tij, deri sa ky i fundit ngordhi si pasojë e plagëve të shkaktuara.

Pamjet e publikuara kanë shkaktuar një reagim masiv nga ana e lexuesve dhe opinionit publik, të cilët jo vetëm dënonin aktin në fjalë, por bënin thirrje për kapjen sa më të shpejtë të autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Policisë së Durrësit, e cila menjëherë pasi mori informacion në lidhje me ngjarjen në fjalë, bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e shoferit të automjetit në fjalë, një 50 vjeçar me inicialet F.P., i cili u procedua penalisht për veprën penale keqtrajtim i kafshëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip ‘Renault’, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve’ parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Rasti në fjalë u denoncua nga faqja ‘Animal Rescue Albania’:

“Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe e ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë? Pas kësaj makine është monstra e vërtetë, personi që buzëqesh me gjakftohtësi teksa torturon deri në vdekje këtë qen të gjorë është familjar i juaji, është kushëriri juaj, është komshiu juaj, është miku juaj, është kolegu juaj… nuk i dihet kurrë se nesër këtë krim nuk do ta kryejë në dëmin tuaj”, shkruan në reagimin e saj në Facebook “Animal Rescue Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto