Këngëtarja nga Kosova, Tayna është një nga artistet më të komentuara dhe më të pëlqyera nga publiku. Edhe pse është vetëm 23 vjeç ajo numëron jo pak hite muzikore në repertorin e saj, ndërkohë që shpesh vëmendjen e merr dhe për shkak të formave joshëse trupore.

Ajo ka treguar se për fizikun perfekt i duhet të stërvitet shpesh dhe në mënyrë intensive në palestër, prej nga ka ndarë këtë periudhë pamje të ndryshme, siç ka bërë edhe së fundmi. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ disa pamje nga pasqyra e palestër ku duket mjaft seksi.

Me një palë të brendshme dhe streçe që i theksonin linjat perfekte, Tayna dukej më në formë se asnjëherë.