
Blogerja e njohur shqiptare. Armina Mevlani është mjaft e ndjekur në rrjete sociale. Ajo publikon për fansat momente nga jeta e saj e përditshme dhe ndan shpesh këshilla në rrjetin social ‘Instagram’, duke mos harruar të ndjekë as ‘trendet’ e platformave online.
Teksa jemi mësuar ta shohim me një stil serioz dhe plot class, kësaj here Mevlani ka habitur fansat e saj duke u shfaqur krejtësisht ndryshe. Ajo ka ndarë një set me foto ku ka zgjedhur të vishet si një vajzë shkolle ndërkohë që duket në super formë.
Me atlete, një fund të shkurtër dhe një bluze sportive, Armina mor vëmendjen e ndjekësve, nga të cilët mori dhjetëra komente pozitive dhe mijëra pëlqime.