(FOTO) Shtypi për vdekje 60-vjeçarin dhe ia mbathi ‘me të katra’, e pëson keq 20-vjeçarja nga Burreli

10:35 21/10/20202min85
download - 2020-10-21T103458.224

Një 20-vjeçare është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar në Fushë-Krujë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për më tepër, pas ndalimit dhe kontrollit ndaj saj rezultoi se, e reja ka qenë edhe pa patentë në momentin kur ka shkaktuar aksidentin, gjë që mund ta ketë shtyrë të largohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto