FOTO/ Shtohen presioni ndaj Greqisë, shpaloset flamuri shqiptar pranë stadiumit të Kosovës

15:38 06/09/20201min142
Kombetarja e Kosoves

Përballja me Greqinë nuk ka mundur t’i shpëtojë as ndjesive patriotike në Kosovë. Pranë stadiumit “Fadil Vokrri” të Prishtinës, aty ku do të luhet sfida e radhës së Ligës së Kombeve Kosovë-Greqi është shpalosur një flamur i madh shqiptar në një ndërtesë pranë stadiumit.
118888781_1239135443123369_591663580193134814_n
Për t’i dhënë më tepër shtysë kësaj sfide, tifozët në Kosovë japin mesazhin se Greqia sot do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën.

Kujtojmë që tifozët e Kosovës kanë ndezur atmosferën para sfidës me kombëtaren helene. “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Shaland do të kërkojnë medoemos fitoren ndaj Greqisë pas barazimit me Moldavinë 1-1.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto