(FOTO) Rëndohet situata në Ballsh, një nga punonjësit humb ndjenjat, policia përdor spraj me piper

11:52 14/09/20208min84
b7

Në Ballsh situata vijon të jetë e tensionuar ku naftëtarët kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të hyrë në ambientet e rafinerisë.

Policia ka përdorur spraj me piper, teksa një prej naftëtarëve ka humbur ndjenjat.

Për ti dhënë ndihmën e parë kanë qënë kolegët e tij, që e kanë transportuar me një automjet drejt spitalit për mjekim.

Përpara derës së rafinerisë, prej disa orësh forcat e policisë të mbështetur edhe nga FNSH, nuk lejojnë naftëtarët të hyjnë brenda rafinerisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *