FOTO/ Publikohen pamjet, Mark Frroku dhe Rudina Demebacaj zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre në martesë

11:31 24/09/20202min150
rudina-dembacaj-696x480-1

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një nga çiftet më të komentuar në showbizzin shqiptar. Historia e dashurisë së tyre qëndroi në fokus të mediave për disa kohë pasi lidhja e tyre u bë publike fill pas ndarjes së moderatores nga bashkëshorti i saj i mëparshëm në fundin e vitit të shkuar.

Ndërkaq, ish deputeti i PD-së ka vendosur që të zyrtarizojë lidhjen e tyre pas bashkëjetesës duke i propozuar Rudinës për masrtesë. Mark Frroku ka zgjedhur një destinacion larg vëmendjes së publikut, duke krijuar një atmosferë magjike për bashkëshorten e tij të ardhshme.

Lajmin e ndau aktorja dhe moderatorja në rrjete sociale, ku publikoi dhe fotot romantike me partnerin nga Cappadocia, Turqi.

 

“I kishe menduar të gjjtha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të mē bëje kaq të lumtur sërish…

As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinuar kaq perfekt këtë moment. Falemnderit Zotit që të kryqëzoi në jetën time! Të dua shumë

P.S. I thashë PO! 22/09/2020”, shkruan Rudina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto