
Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë. Ajo është shtatzënë me një vajzë dhe lajmin e ëmbël zgjodhi ta konfirmonte krah partnerit të saj me një video ku zbuloi dhe gjininë e fëmijës.
Pas konfirmimit të lajmit të ëmbël 27 vjeçarja ka publikuar këto kohë disa fotografi me barkun e rrumbullakosur. Ajo duket mjaft në formë dhe plot stil si gjithmonë, madje vlen të theksohet se dallohet dhe nuri i shtatzënisë, i cili e ka zbukuruar akoma dhe më tepër bukuroshen.
Hoxha e ka mbajtur jetën personale larg vëmendjes mediatike ndërkohë që së fundmi ka ndarë një fotografi me nënën e saj në rrjetin social ‘Instagram’. Të dyja kanë sytë e shkruar dhe ngjajnë shumë me njëra tjetrën.
“Mami, biondja e preferuar në tokë”, shkroi blogerja krahas pamjes.