(FOTO) “Pa ty asgjë…”, Alban Skënderaj i dedikon fjalët më romantike Miriam Canit

18:10 11/10/20202min112
640-0-5d0aa79850281

Çifti mjaft i dashur i artistëve, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bashkë prej më tepër se 13 vitesh dhe tani gëzojnë jetën me dy fëmijë. Dyshja nuk ndajnë shumë momente nga jeta e tyre personale për publikun dhe janë të rezervuar mirëpo sot Albani na ka dhuruar disa pamje me bashkëshorten e tij.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, artisti nuk nguroi të shprehte publikisht ndjenjat për Miriamin. “Pa ty asgjë s’do të ishte e mundur. Të dua”, ka shkruar ai krah fotove plot diell.

Të dy janë mjaft të komentuar dhe të pëlqyer nga publiku shqiptar, ndërkohë që këtë periudhë ata i janë përkushtuar fëmijëve dhe këtë gjë e kanë ndarë shpesh me fansat që i ndjekin në platformat online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *