(FOTO) Një ditë pas ekzekutimit / Dera e banesës së 71 vjeçarit e bërë ‘shoshë’ nga plumbat, ja si i kërcënonte fqinjët në sy të Policisë

10:15 25/09/20205min176
Screenshot_1-109

71 vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua mbrëmjen e djeshme nga Forcat Speciale RENEA në banesën e tij në lagjen ’11 Nëntori’ të qytetit të Elbasanit, pasi ishte ngujuar prej 5 orësh brenda saj dhe qëllonte me breshëri kallashnikovi ndaj Policisë dhe RENEA-s.

Pas 5 orësh negociata dhe të shtënave të herëpashershme, 71 vjeçari është ekzekutuar me snajper.

Siç shihet nga foto e mëposhtme, dera e shtëpisë së Lefter Zhidrut është bërë “shoshë” nga plumbat, aq sa dhe kolonat anësore dhe muri i derës janë shkatërruar.

Pas ekzekutimit, në shtëpinë e tij është gjetur municion luftarak dhe disa kallëpe tritol.

Ndërkohë, ‘Ora News’ ka publikuar edhe një foto të Lefter Zhidrut, e bërë në muajin mars 2020 kur ai ka dalë poshtë pallatit, për t’u shoqëruar në Polici pasi ishte konfliktuar me një banor të lagjes, ku edhe pse i rrethuar nga Policia, ai kërcënon banorin që e denoncoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto