(FOTO) Nënë për herë të parë/ Afërdita Dreshaj ndan emocionet e veçanta gjatë pritjes së ëmbël

11:25 07/10/20202min112
download (47)

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj prej disa vitesh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me bashkëshortin e saj Jakub Kindl. Çifti janë bashkë prej disa vitesh dhe pak ditë më parë njoftuan se do të bëhen prindër të një djali për herë të parë.

Me pamjet e ëmbla të publikuara në ‘Instagram’, Dreshaj dhe partneri i saj ndanë publikisht emocionet ndërsa së fundmi kanë ndarë edhe përjetimet e veçanta.

“Duam të marrim një moment për të falenderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të jemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur”, ka shkruar këngëtarja krahas një postimi në ‘Instastory’.

Rikujtojmë se Dreshaj dhe Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2018 në një ceremoni madhështore në Miami të Floridas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto