(FOTO) Në ditët e fundit të shtatzënisë, Arbana Osmani ndan pamjet e rralla me Tinka Kurtin

14:35 25/09/20202min138
8f0686e72fade63f0fad3df883898ffb_L

Eduart Grishaj ka nisur një projekt të ri filmik si regjisor dhe me anë të disa pamjeve nga sheshxhirimi javën e shkuar ndau disa detaje mjaft interesante për fansat. Ai tregoi se pas shumë vitesh kinematografisë do t’i rikthehej aktorja e mirënjohur shqiptare Tinka Kurti.

Grishaj u shoqërua gjithashtu nga partnerja e tij, Arbana Osmani e cila e edhe pse në ditët e fundit të pritjes së ëmbël po vijon të mbështesë regjisorin. Arbana ka ndarë së fundmi një fotografi krah Tinka Kurtit dhe ka treguar publikisht vlerësimin për të.

“Me te madhen Tinka Kurti te cilen e kam njohur per here te pare nga afer kur ka qene e ftuar ne programin “1001 pse” 8 vite te shkuara ne Top Channel. Qe nga ajo e dite e deri me sot jeta dhe puna na ka takuar disa here, ne dite te hidhura e te embla, dhe Tinka ka qene gjithmone njesoj, plot jete, me humorin e saj te jashtezakonshem dhe me energjine e pashtershme te nje njeriu qe e do jeten po aq sa artin. Fati (dhe Edi) na takoi serish, kete here ne sheshxhirim ku ta shikoje te luante qofte edhe pak minuta ishte nje privilegj”, shkruan Arbana e cila do të sjellë në jetë fëmijën e dytë shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto