
Pas protestës së pak ditëve më parë në ambientet jashtë uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, punonjësit e rafinerisë prej rreth 60 minutash kanë nisur protestën e tyre përballë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Naftëtarët kërkojnë pagat e prapambetura si dhe rifillimin punës.
Por këtë të enjte ata janë përballur me forca të shumta policie të vendosura përpara ministrisë, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet fizike.
Protestuesit kanë kërkuar të hyjnë në ambientet brenda ministrisë, për të marrë një përgjigjie për kërkesat e tyre.
Lidhur me protestën e zhvilluar në Ballsh më herët gjatë javës, u proceduan penalisht tetë naftëtarë për shkelje të rregullave për parandalimin e Covid, që ndër të tjera parashikojnë ndalimin e grumbullimeve.
Protestë gjatë së cilës pati përplasje me policisë, me efektivët që hodhën spraj për të shpërndarë protestuesit. Mbi 10 persona përfunduan në spital pas probleme shëndetësore që solli hedhja e sprajit.