(FOTO) Myslim Murrizi zyrtarizon logon e partisë më të re në vend

10:38 03/09/20201min90
murrizi-3-696x416

Deputeti i opozitës së bashkuar, Myslim Murrizi, ka zyrtarizuar logon e partisë së re me të cilën pritet të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021.

Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë së re që disa prej deputetëve të opozitës brenda-parlamentare kanë lançuar pak kohë më parë, por ende nuk dihet zyrtarisht se cilët janë anëtarët e saj.

Gjithsesi, krijimi i saj është pritur mirë nga mbështetësit e këtyre deputetëve, të cilët në rrjetet sociale i kanë uruar suksese dhe kanë deklaruar se do të jenë pjesë e saj.

Logo e Partisë LDSH, e publikuar nga Murrizi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto