FOTO/“Muajt më të bukur të jetës”, Jonida Vokshi publikon pamjet e veçanta me vajzën

14:34 19/10/20202min103
download - 2020-10-19T143309.090

Moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë disa muaj më parë. Vokshi solli në jetë një vajzë, të cilën çifti vendosi ta pagëzojë me emrin  Emi. Që prej atij momenti nuk kanë munguar pamjet e ëmbla ku moderatorja ka dalë shëtitje me vajzën apo momentet pranë të voglës së familjes.

Ditën e djeshme Emi ka festuar katër vjetorin e lindjes dhe Jonida i ka dedikuar asaj fjalët më të ëmbla dhe kuptimplota.

“E vogla ime u bë 4 muajshe sot! 4 muajt më të bukur të jetës sime! Të do mama shumë, Emushe”, ka shkruar moderatorja krahas një postimi në ‘Instastory’.

Jonida ka qenë në fokus të mediave kohët e fundit për shkak të paraqitjes së saj, pasi menjëherë pas lindjes është shfaqur me forma fizike perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto