(FOTO) “Motra e Kroi-t”/ Me foshnjën në duar nga spitali, Bieta Sulo nuk mund të fshehë lumturinë!

11:30 08/10/20203min104
WhatsApp-Image-2020-10-08-at-10.00.26-AM-696x838

Pak kohë më parë, moderatorja shqiptare Bieta Sulo u përfol se ishte ishte në pritje të një fëmije të dytë, pasi postoi në rrjete sociale një fotografi me një tullumbace rozë nga shtëpia dhe kjo ngriti polemika të shumta në rrjet. Mirëpo Bieta mohoi lajmet duke treguar se tullumbacja ishte për mbesën e saj që pritej të lindte së shpejti.

“Mirëmëngjes me një foto pa tullumbace, se ky na i ngatërroi të gjitha. E vetmja lidhje që mund t’i gjej hamendësimeve është se pres me ditë të bëhem për herë të parë teze e një vajze, por e vërteta e fotos është më e thjeshtë: ai tullumbac më gjendej në shtëpi dhe plus që më shkonte me fustanin… po gjithsesi ëndrra të bukura pata me idenë e një fëmije të dytë, që do të doja ta kem vajzë, edhe pse parashikoj që do ta kem djalë”, ishin fjalët e moderatores, e cila shprehu dëshirën për një fëmijë tjetër.

Ndërkohë Sulo ka ndarë disa pamje mjaft të ëmbla mbrëmjen e djeshme, pasi mbesa e saj, Zabel, ka ardhur në jetë. Me djalin e saj, Kroin dhe të porsalindurën në duar ajo shprehu publikisht emocionet e veçanta.

“Kroi & Zabel ❤️ dhe une, zyrtarisht teze 😍 e lumtur me te ne kete bote dhe e kenaqur qe propozimi i tezes u perzgjodh nga prinderit. Zabel, nje emer shqiptar, motra e Kroi-t… s’mund te ishin me te kombinuar se kaq 😍”, ka shkuar Bieta. /Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *