FOTO/ Modelja e njohur një muaj më parë humbi foshnjën e bën gjestin që do t’ju përlotë

14:22 02/11/20202min96
chrissy-teigen-and-son-jack-t (1)

Artisti i famshëm John Legend dhe partnerja e tij Chrissy Teigen ishin në pritje për tu bërë prindër për herë të tretë. Ata janë prindër të dy fëmijëve të vegjël, të vajzës, Luna, 4 vjeç dhe djalit, Miles, 2, ndërsa një burim tha se familjes do t’i shtohet edhe një tjetër pjesëtar.

Aludimet dhe thashethemet për shtatzëni nisën më herët, në momentin që xhirohet kënga e re e Legend dhe Gary Clark Jr, “Wild”. Legend shihej duke përqafuar bashkëshorten e tij, e cila më pas përkëdhelte barkun, ndërkohë që çifti do të bëheshin prindër të një djali por fatkeqësisht gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Modelja pati probleme me shtatzëninë dhe fatkeqësisht ajo ka treguar se e ka humbur fëmijën që priste një muaj më parë, ndërkohë që së fundmi ka treguar se ka gdhendur në trup dhe kujtimin e bebit që nuk lindi dot.

Kujtimin e Jack, foshnjës që do të vinte në jetë, Teigen e risolli me një tatuazh të gdhendur në dorën e saj, të cilën e postoi në rrjete sociale. Dorë prej dore me bashkëshortin Chrissy preku zemrat e të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto