(FOTO) Modele dhe imazh videoklipesh / Ja kush është 30 vjeçarja që mori postin e rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme!

15:19 18/09/20207min137
Screenshot_1-85

Plarent Ndreca, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme ka dhënë dorëheqjen këtë të premte, post që e mbante që prej rreth një viti, pasi ishte emëruar më 18 korrik të 2019-s nga vetë Kryeministri Rama.

Më herët Plarent Ndreca, i diplomuar si jurist, ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit. Aktualisht nuk dihen arsyet e largimit të Ndrecës.

Por, kush është vajza që e zëvendëson:

Elena Pici vajza në të 30-tat, që vjen nga Këshilli i Ministrave është një emër i panjohur, ndërsa sot tërhoqi vëmendjen e mediave, pasi u emërua Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, në vend të Ndrecës.

Në një informacion të shkurtër në internet, nuk jepet detaje shumë detaje për postet që ka mbajtur:

“Elena Pici, pasi u diplomua në një universitet privat në Shqipëri në Departamentin e Ekonomisë, përfitoi bursë në Britaninë e Madhe, në Universitetin Chevening dhe ndoqi studimet Master në Zhvillimin Ekonomik në London School of Economi, për Ekonomi dhe Shkencat Politike (LSE).

Pas diplomimit, Elena u kthye në Tiranë, ku filloi punën në Bankën e Shqipërisë, Departamenti i Mbikëqyrjes”.

Nga ana tjetër, Pici mund të jetë një imazh i njohur, pasi ka qenë pjesë e klipit të Alban Skënderaj, në këngën ‘Mirëmëngjes’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto