FOTO / Merr flakë në ecje furgoni në Korçë, ishte duke transportuar…

09:54 13/10/20202min92
Screenshot_1-64 (2)

Një furgon mallrash tip ‘Ford’ ka marrë flakë në ecje mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë.

Nga informacionet automjeti ka pasur të ngarkuar vetëm thasë bosh brenda tij, ndërsa gjithçka ka kaluar pa dëme edhe për drejtuesin e tij.

Shërbimet e zjarrfikëseve shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke fikur zjarrin, ndërkohë që si pasojë e flakëve janë shënuar vetëm dëme materiale.

Policia po heton lidhur me këtë ngjarje, e cila paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik në mjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *