(FOTO) Mediat e huaja: Presidenti kroat vjen në Shqipëri me jahtin e Titos për të takuar privatisht Edi Ramën

13:43 26/08/20202min219
kroati-750x375

Mediet e kroate shkruajnë se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovi, ka përdorur jahtin e Marinës Kroate dhe një helikopter ushtarak, për të takuar privatisht kryeministrin Edi Rama.

Siç shkruajnë mediet e huaja Milanoviç ka mbërritur në Shqipëri me anijen Uchka, e cila më parë quhej “Podgorka” dhe atëherë ishte anija e presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

Në këtë anije, Tito, ka mirëpritur disa prej mysafirëve më të mëdhenj të historisë botërore, ish-Presidentët egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Anwar al-Sadat, dhe udhëheqësin e Libisë Muammar al-Gaddafi.

Pas largimit të tij nga politika, në vitin 2017 u tha se ai do të këshillonte Ramën në procesin e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në 2016, Milanoviç themeloi kompaninë e tij këshilluese ‘EuroAlba Advisory’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto