FOTO/ Ky është autori i arrestuar i vrasjes së biznesmenit në Himarë

11:25 17/10/20202min134
auto_autori1602925892

Ky është autori i vrasjes së ndërtuesit 51-vjeçar, Niko Goro. Ai është kapur nga policia në vendin e quajtur “Livadhet”, rreth 5 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Vetëm pas 1 ore nga atentati i ndodhur, autori 53-vjeçar Kliti Leka me banim në Tiranë është kapur nga forcat blu. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua bashkë me persona të tjerë.

Ndërtuesi 51-vjeçar Niko Goro mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri në mes të Himarës në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Ai ka qenë duke qëndruar pranë marketit të së motrës, e identifikuar si E. Q., 57 vjeçe, e cila ka mbetur e plagosur në këmbë, pasi i ka dalë të vëllait para për ta mbrojtur. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *