FOTO – Kush është Denisa Dibra, një nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik në Elbasan

23:17 13/09/20203min1125
denisa dibra

Denisa Dibra, 26 vjeçe nga Shkodra është një nga vajzat që i mbijetoi aksidentit tragjik të kësaj mbrëmje në Elbasan. Dibra ishte në timon në momentin që ndodhi aksidenti tragjik.

Katër vajza po udhëtonin në automjetin “Volkswagen” në momentin që u përplasën nga pas nga një automjet “Benz”, në timonin e të cilit ishte 58-vjeçari Behar Pema.

Dy të rejat që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, të dyja me origjinë nga Shkodra.

Vajza tjetër që ndodhet në spital së bashku me Denisa Dibrën, është Nervida Garunja 23 vjeçe, gjithashtu nga Shkodra.

Ato ndodhet në spitalin e Traumës pas ngjarjes së rëndë, ku po luftojnë me vdekjen, ndërkohë që mësohet se Denisa, është vajza e Edmond Dibrës, gazetarit dhe komentatorit të RTSH-së nga Shkodra.

Denisa, sapo ishte fejuar, më datë 22 gusht dhe kishte zyrtarizuar lidhjen me djalin që i ka rrëmbyer zemrën, siç shihet edhe në foto.

Në një koment, spikasin edhe fjalët e të atit. “Jeta e babait,”– shkruan Edmond Dibra krah fotos së vajzës së tij që tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

58-vjeçari Behar Pema, është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur dhe po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në momentin që përplasi automjetin ku udhëtonin vajzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto