FOTO/ Ja si do të jetë moti për ditën e hënë

00:18 14/09/20202min149
1545947286_motii3770x433-1-696x393

Si do të jetë moti për ditën e hënë?

Më poshtë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak na njeh se si do të jenë kushtet meteorologjike për të hënën dhe ditët e tjera.

Dita e Martë do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Dita e Mërkurë do të ketë mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Dita e Enjte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat përgjatë relieveve malore do të pasohen nga reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët.

Dita e Premte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Era do të jetë kryesisht nga Veriperëndimi-Jugperëndimi 1-10m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht ditën e Hënë dhe të Martë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto