(FOTO) Iu ngatërruan flokët me timonin e makinës, 21-vjeçarja humb jetën tragjikisht

12:38 14/10/20202min95
studentet

Një 21 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi flokët e saj u kapën në timonin e një makine garash që po ngiste.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indinë Jugore ku vajza kishte dalë me familjarët e saj ku fatkeqësisht mbrëmja u mbyll me një fund tragjik.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia në qytetin Meerpet vajzës i ishin ngatërruar flokët e saj me boshtin e timonit.

NE FOTO VIKTIMA 21-VJEÇARE

Menjëherë 21 vjeçarja u dërgua për në spitalin që ndodhej aty pranë dhe më pas u zhvendos në një spital privat ku dhe humbi jetën ditën e enjte nga plagët e shumta që kishte marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto