(FOTO) Iu kap shoferi dhe nipi në makinën ‘deri në fyt’ me drogë, kryebashkiakja e Roskovecit thyen heshtjen

17:06 22/08/20203min172
Screenshot_1

Nipi dhe njëherazi shoferi i kryetares së Bashkisë në Roskovec, Majlinda Bufi, është proceduar penalisht këtë të shtunë nga policia pasi është kapur me drogë në makinë.

Mes tre personave të arrestuar dhe 5 të proceduarve penalisht në Fier gjatë 24 orëve të fundit ka qenë edhe Arbër Bufi 35 vjeç.

E në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Bashkia e Roskovecit, e cila dënon çdolloj veprimtarie të këtij institucioni në shkelje të ligjit, por nga ana tjetër nuk nguron të sulmojë mediat online, që sipas tyre, kanë mashtruar dhe trilluar për një ‘like’.

Reagimi i plotë i Bashkisë Roskovec:

“-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit:
Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit!
-Së dyti, për rastin e ndalimit të Arbër Bufi, shofer i Bashkisë, ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve, të cilët për një “like“ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë.
-Së katërti, për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij:
Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur, nuk fitoni as një votë më shumë, Roskovecin jo e jo …
-Dhe e fundit, bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.
Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec”, thuhet në reagim.

Në foto: Nipi dhe njëherazi shoferi i kryetares së Bashkisë në Roskovec, Arbër Bufi

(Descript.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto