(FOTO) I madhi Mirush Kabashi prej vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë, ngrihet në këmbë i buzëqeshur e plot shpresë

14:33 29/10/20203min128
800-0-mirush-kabashi

Një muaj më parë në mediat e ndryshme online qarkulloi një foto prekëse e aktorit të madh të skenës shqiptare, Mirush Kabashi, i cili ndodhej në ambientet e një spitali, i ulur në një karrige me rrota.

Mjeshtri i madh sapo kishte dalë nga një seancë radioterapie, pasi vuante nga prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Dhe sot, 72 vjeç, ai nuk e ka humbur besimin dhe shpresën, sepse edhe në atë gjendje ai ka pozuar duke buzëqeshur teksa shfaqet në rrugët e kryeqytetit.

I veshur sportiv, por i ndihmuar nga një shkop për të ecur, Kabashi shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

Të gjithë e dimë se ai kishte pasion të madh sportin dhe sidomos notin.

Si një durrsak ekselent, Kabashi ushtrohej vazhdimisht me not dhe ishte shumë në formë, madje në një formë të rrallë fizike krahasuar me moshatarët e tij.

Ne urojmë që i madhi Mirush Kabashi të shërohet plotësisht dhe të rikthehet në skenën e teatrit apo në kinematografi, aty ku ai na ka dhuruar personazhe të përkryera, që mbeten të përjetshme në memorien tonë. Kthehu shpejt mjeshtër! Ne të presim. (Marrë nga Panoramaplus)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto