FOTO/ I dashuri afrikan 21 vjeçar i shpreh ndjenjat publikisht aktores shqiptare: Të dua shumë

14:30 05/11/20204min119
adriana-matoshi1-696x400-1

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka pranuar publikisht lidhjen e re të dashurisë duke shkaktuar ‘zhurmë’ në platformat online dhe rrjete sociale. Në një intervistë ekskluzive për ‘Prive’ artistja zbuloi se po përjeton një romancë me futbollistin afrikan Keith i cili është ish-futbollist i klubit vendas, Feronikel.

“Jemi shumë mirë krah njëri-tjetrit. Nuk jemi njohur më përpara, ai nuk e dinte që unë isha aktore dhe as unë se dija që Keith ishte futbollist. Jemi dashuruar në shpirtrat e njëri-tjetrit,” tha Adriana, duke zbuluar edhe sesi janë njohur me djalin 21 vjeçar.

Keith vizitonte shpesh lokalin e aktores dhe aty ka nisur dhe historia e tyre. Matoshi theksoi faktin se familja e saj e ka pranuar lidhjen e dashurisë dhe se nuk janë paragjykues.

“Njerëzit gjithmonë paragjykojnë, por nuk më bëjnë përshtypje. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se Adriana është me një njeri me ngjyrë. Por për jetën time personale, mua mund të më gjykojë veç Zoti sepse asnjë njeri nuk i ka veshur këpucët e mia dhe të ecë nëpër rrugë që kam kaluar unë dhe sesi jam ndier. Për sa kohë ndihem mirë në këtë lidhje me partnerin tim mendoj se nuk duhet ti interesojë njeri ose në vend që të thonë një fjalë të mirë, të thonë një fjalë të keqe. Pse?! Familja ime ndoshta nuk do më lejonte nëse do kisha lënduar dikë, por Keith është beqar dhe unë jam beqare. Nuk kam lënduar ndonjë zemër, thjesht jemi pëlqyer. Unë di të zgjedh për veten dhe të jetoj momentin”, ishin fjalët e saj.

Pas shumë komente në platforma ‘online’ ka qenë i dashuri i aktores që ka bërë një postim në ‘Instagram’, duke i shprehur asaj publikisht ndjenjat dhe duke i shkruar fjalët më romantike.

 

“Ti je ajo që më falë buzëqeshje, ti je ajo që më kë shtyrë të jem version i një personi më të mirë për veten, ti je ajo që ke besuar në mua më shumë se kushdo tjetër, ti je ajo që unë dua. Ti je e mrekullueshme dhe një person shumë i dashur me një zemër të madhe. Një bekim nga Zoti. Të dua shumë shpirt”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto