FOTO/ Gati për fundjavë? Vijnë lajme të këqija nga moti

15:58 23/10/20202min98
auto_motii1554915875

Ky është parashikimi i motit për fundjavën që kemi përpara.

Ditëve të bukura me mot të kthjellët dhe diell duket se u vjen fundi gjatë kësaj fundjave pasi mbi vendin tonë do të ndikojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e shtunë moti gjatë orëve të para të mëngjesit (dhe pjesën e parë të ditës) nis me diell si dhe shtim të vranësirave në pjesën e dytë të ditës më të përqendruara në zonën e veriperëndimit.

Në mesnatën e ditës së Diel nisin reshjet e shiut të cilat do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobëta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë.

Temperaturat gjatë ditës së shtunë do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto