
Rreth orës 17:40 të pasdites së sotme, në fshatin Gjoricë të Bulqizës, një person ka qëlluar me armë në ajër nga një automjet tip “Golf” pranë banesës së Klodian Reçit.
Duket se, të shtënat dyshohet kanë qenë një shenjë paralajmërimi për Recin, përgjegjësin e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore, ndërsa ka qenë vetë ai që ka lajmëruar Policinë.
Reçi është shprehur se personi që qëlloi me armë zjarri fillimisht e ka kërcënuar verbalisht dhe më pas ka nxjerrë armën automatik dhe ka qëlluar në ajër pranë banesës.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa ngjarja mendohet se ka të bëjë me detyrën që mban Reçi si Përgjegjës i Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore.
Policia ka nisur krehjen e zonës për të kapur personin që qëlloi me armë zjarri.
Klodian Reçi: