(FOTO-EMRI) Ky është mësuesi i Fizikës që sot humbi betejën me Covid-19

19:09 13/08/20201min173
Screenshot_1

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë si pasojë e COVID-19 një mësues i njohur nga Mirdita.

Mësuesi i Fizikës Gjon Kola, rreth 55 vjeç, ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Fillimisht, Kola ka punuar si mësues fizike në fshatin e tij Orosh, më pas në Rrëshen si mësues fizike në 8-vjeçare ndërsa njihet si pinjoll i derës së Gjonmarkajve.

Përveçse mësues fizike ai ka qenë edhe veprimtar i madh human pasi ka punuar me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe autizëm.

Një njeri jashtëzakonisht i vlerësuar nga komuniteti dhe kushdo që e njohu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto