(FOTO-EMRI) I dënuari për terrorizëm prej një jave në grevë urie, dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e burgut të Peqinit

22:31 12/09/20203min97
burgu-840x440-1

I dënuari për rekrutimin e besimtarëve për qëllime terroriste dhe i vendosur në regjimin “41 bis”, Genci Balla, është transportuar këtë pasdite me urgjencë për në spitalin e burgut të Peqinit.

Prej një javë, Balla ndodhej në grevë urie pasi ka refuzuar qëndrimin në “41 bis”, ndërsa akuzon drejtuesit e burgut se po e torturojnë. Mësohet se, në grevë me Ballën ishin edhe dy të dënuar të tjerë të regjimit “41 bis”.

Raportimet e fundit pranë spitalit të burgut në Tiranë i dënuari Genci Balla, si imami i dënuari në krimet e rënda me 17 vjet burg, dhe dy të tjerë pjesë e regjimit “41 bis” ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një prej tyre, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili nuk është transportuar ende drejt spitalit, është drejt humbjes së shikimit si pasojë e mosushqyerjes.

Po ashtu në gjendje të rënduar ndodhet edhe një tjetër i burgosur, i cili ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të Reneas në Lazarat, disa vjet më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto