(FOTO-EMRI) E dhimbshme / Ndërron jetë nga koronavirusi drejtori i një shkolle në Tiranë

14:47 14/10/20202min231
Infektivi-1-koronavirus-covid-696x487

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Mbetet e paqartë prej sa kohësh ishte i infektuar me Covid-19 dhe nëse kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Në një reagim të faqes zyrtare të shkollës në Facebook, shprehin ngushëllimet për familjarët nga kolektivi, prindërit dhe nxënësit e shkollës.

“Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dedë Malaj! Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhimbje! Te qofte dheu i lehte!”, shkruhet në reagim.

Burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se është infektuar një mësuese dhe  nëndrejtoresha e shkollës.

Aktualisht është mbyllur zyra e Drejtorisë Arsimore në Kamëz.

Drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, Dedë Malaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto