(FOTO-EMRI) Dita e pestë e grevës së urisë / Një tjetër naftëtar dërgohet me urgjencë në spital

10:20 02/10/20201min142
Naftetaret-e-ballshit-1

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e tyre të pestë të grevës së urisë, ndërsa mësohet se gjatë ditës së sotme gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është përkeqësuar dhe për këtë arsye ai është nisur me urgjencë në spital.

Naftëtari që ka pasur probleme me shëndetin është Aleksandër Mejdani. Prej 20 vitesh ai punon në Rafineri, ndërsa bashkë me kolegët prej 5 ditësh është futur në grevë urie.

Mësohet se, 10 naftëtarë së bashku me bashkëshortet e tyre kanë vendosur të mos ndalen derisa të zbatohet vendimi gjyqësor që detyron kompaninë të shlyejë detyrimet e prapambetura karshi tyre.

Naftëtarët e Ballshit prej shumë muajsh vijojnë protestat e tyre pasi kanë pa marrë pagat e tyre si dhe kërkojnë rifillimin e punës në këtë rafineri me kontrata të vlefshme.

Greva e kaluar zgjati 12 ditë po në këto ambiente të qendrës shëndetësore pranë uzinës Ballsh ku naftëtarët morën pagat e prapambetura, por mbetën sërish të papunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto